Abazi për Kurtin: Me i falë tokë Kishës ortodokse quhet tradhti, një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit mund ta bëjë këtë gjë - NACIONALE

Abazi për Kurtin: Me i falë tokë Kishës ortodokse quhet tradhti, një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit mund ta bëjë këtë gjë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetit Haki Abazi, ka kritikuar ashpër vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për njohjen e pronave për Manastirin e Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Abazi ka thënë se kjo më së paku quhet tradhti.

Me përkujtu masakrën e Mitrovicës dhe pas një ore me i falë tokë Kishës ortodokse duke shkelur mbi gjakun e aktivistëve dhe kauzat kombtare, më së paku quhen tradhëti.” – ka shkruar ai në Facebook.

Ai është lëshuar edhe në ofendime duke thënë se “një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit mund ta bëjë këtë gjë”.

Një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit mund ta bëjë këtë gjë. Po të ishte në opozitë Kurti sot do ta kishte pështyrë në fyturë Kurtin në pushtet, do ta kishte djegë Prishtinën e aktivistët do t’i shtyente drejt vdekjes!” – përfundon shkrimi i tij.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të Kosovës t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit, ashtu siç ka kërkuar Gjykata Kushtetuese.

Në mbledhje të Qeverisë, ai ka thënë se vendimi i Kushtetueses ka qenë i çuditshëm.

Kërkohej vendim i arsyeshëm, por jo i drejtë. Megjithatë për të arritur një qëllim shumë më madhor e që hap mundësi të papara më herët, ne duhet të bëjmë hapa përpara si vend sovran. Sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kurse ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dërguar note verbale njoftuese Këshillit të Evropës. Më 22 mars është mbledhja e jashtëzakonshme, kah mesi prillit është Asambleja Parlamentare, dhe në fund të majit është mbledhja e këshillit të ministrave”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme