Abazi me akuza të rënda: U tradhtua policia, pushteti e la Radojiçiqin të ik nga Banjska
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haki Abazi, ka goditur Qeverinë e Kosovës, e partinë në pushtet, pasi këtë të fundit, nuk po marrin pjesë në seancen parlamentare, ku po propozohet rrezolutë për kushte më të mira të Policisë së Kosovës.
Abazi ka lëshuar akuza të rënda ndaj pushtetit, duke thënë se e tradhëtuan Policinë e Kosovës, duke e lëshuar Radojiçiqin me grupin e tij terrorist nga Banjska.
Madje, ai ka aluduar në shefen e grupit parlamentar Mimoza Kusari, duke thënë se e njejta edhe tash mund të jetë duke u koordinuar me Radojiçiqin për veprimet e ardhshme.
“Guximin për me ik prej demokracisë nuk duhet me pasë kerkush, sidomos jo ata që kanë gjujt gaz Molotov. Pytja që më vjen në mend është a është Mimoza Kusari duke e bë naj koordinim me Radojiçiqin? Qysh osht e mundur që ai me 80 e 90 trupa, e çau rrugën e doli nga Kosova? Edhe njëhrë po them, mos është dikush duke u koordinu me Radojiçiqin për veprimet e rradhës?
A mundet të na thotë pushteti, çka kanë mendu për këto tri vite për Policinë e Kosovës? Si u bë që sot mungoni, në Kuvend? Si u bë që e tradhëtuat Policinë e Kosovës, e lëshut Radojçiqin me ik prej Banjskës.” – ka thënë ai.