Abazi i ashpër me Kurtin për fjalimin në Kuvend: "Therrë pas shpine këdo, paranojat e thella të njejta me ish-sistemet komuniste"
Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita.
Abazi ka thënë se Kurti e ka sulmuar opozitën për t’u viktimizuar nga dështimet “në çdo sketorë.”
“Ka dy vite që është nënshkru marrëveshja me MCC për bateritë dhe as që ka fillu realizimi i tij. Tranzicioni energjetik jo që nuk po ndodhë por po lulzon tregtia me qymyr gjithëandej ndërsa pyjet po masakrohen nga prerësit ilegal e gjysëm legal!” – ia ka kujtuar Abazi, Kurtit.
Ai ka përmendur edhe mosvotimin e rezolutës për Policinë e Kosovës nga deputetët e Vetëvendosjes.
Shkrimi i tij i plotë:
Një kryeministër që fragmenton, ndanë, therrë pas shpine këdo e për interesa puro personale dhe nga paranojat e thella të njejta me ish-sistemet komuniste.
Sot në Kuvend prap sulmoi opozitën për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duke dashtë me u viktimizu e me fajsu të tjerët për dështimet në çdo sektorë, ama çdo sektorë. Ka dy vite që është nënshkru marrëveshja me MCC për bateritë dhe as që ka fillu realizimi i tij. Tranzicioni energjetik jo që nuk po ndodhë por po lulzon tregtia me qymyr gjithëandej ndërsa pyjet po masakrohen nga prerësit ilegal e gjysëm legal!
Sot paturpsisht u refuzua nga ana e shumicës, të votohej PRO përkrahjes së Policisë për pagesat e rrezikshmërise, sigurimin shëndetsorë dhe jetsorë dhe pensionimin e parakohëshëm. Këtë kërkesë e kam bërë para më shumë se dy vite. Edhe më brengosëse ishte sa të pacipë e të papërgaditur për përkrahje të policisë janë.
Duhet të ndërpritet tradita me shku me lule e me u fotografu me policët e plagosur e me u bë kinse janë të mërzitur për vdekjen e tyre kur ata vriten në detyrë. Duhet sigurim dhe garantim të mirëqenies për policët, ushtarët dhe familjet e tyre.
