Rrustemi me akuzë të rëndë: Nuk është çudi që opozita një ditë me dalë kundër shtetit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi, ka akuzuar rënë opozitën. Sipas tij, opozita ka mosdurim për sukseset e Kosovës.
Sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk është çudi që opozita një ditë të dalë kundër shtetit.
E plotë:
“Kjo opozitë nuk po mundet kurrsesi me i pranu sukseset e shtetit të Kosovës gjatë qeverisjes së VETËVENDOSJES. Pikërisht në suksesin përballë Serbisë e grupeve terroriste të saj, opozita i bllokon 370 milion euro mbështetje financiare.
Nuk është çudi që një ditë kjo opozitë me dalë kundër shtetit, vetëm për ta penguar këtë Qeveri, por në fakt veç po e vulosin fundin e tyre.”