AAK pa ofertë nga VV: “Po thonë votonani se jena burra të mirë, qitna votën për Kosovën, Fitore Pacollin ministre”
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke mbajtur mbledhje të Kryesisë së partisë, për çka është përfolur se mund të jetë në temë të ditës edhe votimi-ose-jo i “Konjufcës 1”.
Gazeta Nacionale ka kontaktuar dy figura të larta të AAK-së, Bekë Berishën dhe Besnik Tahirin: për çka të dytë mohuan të ketë ofertë, ftesë, ose negocim për votat e AAK-së.
“Vendimi është decidiv që ‘Jo’. Sepse nuk kem as ofertë, as kurrgjë. Ftesa është ‘Hajde se ne jem burra të mirë, qitna votën për Kosovë. Edhe Fitore Pacolli m’u bë ministre’. Kjo është hajgare”, na tha përmes telefonit Bekë Berisha, deputet i AAK-së.
Besnik Tahiri i AAK-së, pyetur nga Nacionale, nëse ka “ofertë të ndonjë lloji” nga Vetëvendosjes për AAK-në, ose nëse ka negociata, tha: “Jo, nuk kemi”.
Në rrafshin e "vijave të kuqe", Vetëvendosja në deklarimte publike të veta e ka dhënë vetëm Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa brendarreshtash edhe është lexuar për thirrje edhe ndaj AAK-së.