AAK kërkon njohjen e stazhit 15-vjeçar të pensionistëve - NACIONALE

AAK kërkon njohjen e stazhit 15-vjeçar të pensionistëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarë nga grupi Parlamentar i AAK-së, së bashku me Shoqatat e Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës shprehën shqetësime në lidhje me ligjin i cili diskriminon të gjithë pensionistët që nuk përmbushin kushtin 15 vjet përvoje pune para 01.01.1999, si dhe u kërkua ndryshimi i këtij ligji, i cili u cilësua si diskriminim ndaj pensionistëve.

Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të kësaj partie, tha se takimi ka qëllim sensibilizues, duke pasur parasysh se shumica parlamentare nuk po e njeh stazhin e punës së viteve të 90-ta.

“Qëllimi i këtij takimi është që t’ju njoftojmë rreth iniciativës së parë sa i përket stazhit 15 vjeçar të pensionistëve”.“Shumica parlamentare nuk e njohin stazhin e punës së viteve të 90-ta”.

E deputeti Shemsedin Dreshaj tha se për këtë “diskriminim” Kushtetuesja ka vendosur me 30 dhjetor.

“Zëri i pensionistëve dëgjohet në Kuvendin e Kosovës”.“Kemi 34 skema pensionale në Kosovë, kemi skema të favorshme edhe më pak të favorshme. Ju e dini që çdo herë që rrogat janë marrë me të parin, ndërkaq pensionet me të 15-tin”, tha ai.

Kryetari i Sindikatës së SPAK-ut, Ndue Kalaj, tha se ligji është ‘ligji më diskriminues që Kosova ka mundur ta bëjë.

Lajme të ngjashme