AAK-ja organizon tryezë me një tjetër kategori pas takimit me gazetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile - NACIONALE

AAK-ja organizon tryezë me një tjetër kategori pas takimit me gazetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka filluar një cikël takimesh me eksponentë të ndryshëm në shoqëri pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në vendin tonë.

Së fundmi, AAK-ja organizoj tryezë diskutimit me gazetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndërsa tani është bërë njoftimit nga kjo parti se do të organizojnë takim me përfaqësues të shoqatave nga lufta, të burgosurve politikë, të pagjeturve si dhe udhëheqës të UÇK-së.

Njoftimi i plotë:

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kohë që ka filluar një cikël diskutimesh për situatën e rëndë politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë, me pjesëmarrës nga jeta publike, ekspertë të fushave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Tryeza e tretë do të diskutojë me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve si dhe udhëheqës të UÇK-së.

Tryeza mbahet këtë të hënë, më datë 24 korrik, ora 12:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme