AAK dhe VV bëhen bashkë në Viti kundër LDK-së
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në Viti.
Labinot Bislimi i AAK-së ka njoftuar koalicionin duke thënë se ‘kjo ndodhi pas konsultimeve mes dy degëve’ dhe pasi ‘u përafruan vlerat, idetë dhe programet’.
“Pas konsultimeve disa ditësh ndërmjet dy degëve,
Pasi u përafruan vlerat, idetë dhe programet,
Pasi e morrem vendimin brenda strukturave tona,
Sot në mëngjes nënshkruam marrëveshjen e koalicionit në nivel të degëve dhe i zgjatem dorën njëri-tjetrit me kandidatin për kryetar, z. Arsim Ademi”, shkruan Bislimi.
“Ky koalicion është rrjedhojë e natyrshme e situatës dhe e vet pozicionimit tonë karshi të keqes së komunës së Vitisë që me emër thërrasim Sokol Haliti.
Aleanca Dega në Viti nuk ka qëndruar asnjëherë indiferente ndajë proceseve dhe nuk ka pasur asnjëherë pozicion neutral përballë të keqes. Ajo ka pasur dhe gjithmonë do të ketë qëndrime dhe pozicione politike duke ju përgjigjur situatave të kohës. Situata e tanishme kërkon guxim, mobilizim dhe pozicionim. Ky koalicion e shpreh edhe njëherë guximin tonë për të qenë pjesë e proceseve politike; për ti ndihmuar dinamikat shoqërore dhe për ti shtyrë përpara vlerat, idetë dhe projektet e nevojshme për qytetarët e komunës tonë.
Shumë shpejt, në një shkrim të posaçëm do ta qartësojmë në formë më të elaboruar qëndrimin tonë për opinionin publik. Kjo është vetem kumtesë për ta informuar me kohë qytetarin e Vitisë.
Na priftë e mbara !”, shkruan ai.