A ishte kjo paraqitja e vetme në TV e Dejonës së famshme? - NACIONALE

A ishte kjo paraqitja e vetme në TV e Dejonës së famshme?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Thuhet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme në VV. Aq sa vendos për shumëçka.

Bëhet fjalë për Dejona Mihalin nga Shqipëria, e cila deri më tani nuk është kritikuar nga ndonjë eksponent i VV-së, përveç deputetit Abazi, që sot përmes një konference për media përmendi emrin e saj, duke vënë kështu në pah forcën e Mihalit brenda partisë që sot drejton vendin.

Ajo as nuk del nëpër TV, në veçanti në ato kosovare. Në fakt, një paraqitje të tillë, të vetmen deri më tani e kishte regjistruar në Rubikon me Adriatik Kelmendin, atëbotë në KTV.

Përveç saj, në studio ishin edhe Adri Nurellari, Berat Buzhala e Rron Gjinovci.

Ndërkaq, kujtojmë faktin se Haki Abazi, deputeti i "rebeluar" i Vetëvendosjes që sot hodhi kritika ndaj partisë, në grupin parlamentar të së cilën pjesë, ka thënë se Mihali aq shumë ka pushtet sa kontrollon komplet grupin e deputetëve të VV-së.

“Nga shkurti i vitit të kaluar, kam depozituar kërkesën për formimin e komisionit hetimor për privatizim. Është bllokuar nga Dejona Mihali. Arsyeja pse po e përmendi me emër është sepse është dora, është masha e kontrollit të grupit parlamentar, duke mbivendosur mbi vullnetin e secilit deputetë, e cila vie pa asnjë legjitimitet në Lëvizjen Vetëvendosje.

Zonja Mihali nuk ka qenë pjesë e votimit, pjesë e listës së deputetëve, nuk ka qenë në garën e brendshme në LVV, por është njeriu kryesor e cila kontrollon dhe menaxhon me grupin parlamentar dhe vendimmarjen që bëhet aty.” – tha z. Abazi.

Lajme të ngjashme