“A i thojnë të shtëpisë këtij qysh rrejshe ashtu?”: Mehmetaj ia nxjerr mashtrimin zv/ministrit për “kushtet” për anëtarësim në KiE
Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, është zënë “flagrant në rrenë” nga gazetari Lirim Mehmetaj, i cili ka shpauar disa deklarime të tij para as disa muajve se “nuk ka kushte” për Kosovën në anëtarësim në Këshill të Evropës, e aq më pak jo me njohjen e 24 hektarëve tokë të Manastirit të Deçanit.
Kjo në kundërthënie me deklarimin e djeshëm që zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për 24 hektarët “ishte kusht” i vënë nga KiE për anëtarësimin e Kosovës.
“Per shembull kur shkon ky n'shpi e i thojne te shpise qysh more ke rrejte ashtu, cka iu thote athu?”, ka shkruar Mehmetaj teksa ka nxjerrë në video deklarimet e tij.