“A është në interes të shohim konflikt mes Policisë dhe ushtarit amerikan”: Paralajmërimi i Vjosa Osmanit për Urën e Ibrit - NACIONALE

“A është në interes të shohim konflikt mes Policisë dhe ushtarit amerikan”: Paralajmërimi i Vjosa Osmanit për Urën e Ibrit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur lidhur me qëndrimet ndërkombëtare për hapjen e Urës së Ibrit.

Osmani ka deklaruar se partnerët nuk janë kundër hapjes së urës, por po kërkojnë koordinim.

Ajo deklaroi se nuk është në interes të Kosovës që të shohim konflikt mes Policisë dhe ushtarit amerikan.

“Ajo urë nuk është dashur të mbyllet kurrë, ajo urë është mbyllur për arsye politike, Ura duhet të hapet, por duhet të sigurohemi që kur hapet mbetet e hapur, e jo kur hapet nxit prezencë të NATO-s më të madhe në të. A është në interes të Kosovës të shohim konflikt mes Policisë dhe ushtarit amerikan, nuk besoj që ka shqiptar në tokë që pajtohet me të. Duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodh. Nuk ka arsye që të kemi konflikte me aleatët tanë. Ata na kanë shpëtuar. Natyrisht, edhe për shkak të sakrificës së popullit tonë, ata janë me ne ta mbrojmë sovranitetin tonë. Urat kur të hapen janë të hapura”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme