A duhej që Vjosa Osmani t’ia barte kompetencat Glauk Konjufcës sipas Kushtetutës? - NACIONALE

A duhej që Vjosa Osmani t’ia barte kompetencat Glauk Konjufcës sipas Kushtetutës?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportimi i mediave turke për operimin e presidentes Vjosa Osmani në Antali të Turqisë, ka elektrizuar masën në Kosovë. Disa po e kritikojnë për veprimin e saj, të tjerë po e quajnë çështje privatësie e edhe më të tjerë po kërkojnë përgjegjësi nga presidentja që la shtetin dhe nuk tregoi që do t’i nënshtrohej operacionit.

Vjosa Osmani gjatë vitit të kaluar shfrytëzoi mundësinë që të kryejë një operacion, sipas mediave turke, për largimin e një sasie të caktuar kilogramësh nga trupi i saj.

Po krejt kjo edhe mund të ishte çështje private e presidentes Vjosa Osmani nëse nuk do të ishte presidente dhe komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës [FSK] pasi që këtu të zgjedhurit në pozita publike duhet të ballafaqohen me përgjegjësitë që kanë në kryerjen e detyrave.

E në rastet kur mungon presidentja, është e përcaktuar edhe me ligjet aktuale se si duhet të veprohet.

Por, çka parasheh Ligji nr.03/l-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, neni 90, Mungesa e Përkohshme e Presidentit.

Sipas këtij ligji, në rast se presidentja nuk është e aftë të kryejë përgjegjësitë, atëherë, detyrat e postit mund t’i delegohen Kryetarit të Kuvendit i cili do të jetë ushtrues detyre i presidentit.

1. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit”, thuhet në Nenin 90 [Mungesa e Përkohshme e Presidentit], pika numër 1.

Ndërkaq nëse nuk ka ndodhur ndonjë bartje vullnetare e detyrës atëherë çështja kalon në përgjegjësi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët mund të vendosin nëse presidenti është i paaftë për të ushtruar detyrën.

2. Në rast se nuk ka ndodhur kalimi vullnetar i përgjegjësive, Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me konsiliumin mjekësor, me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve vendos nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është përkohësisht i paaftë për të ushtruar përgjegjësitë e veta. Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës derisa ajo/ai të bëhet i aftë që të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive të Presidentit”, thuhet në pikën nr. 2 të Ligjit për Presidentin

Po ashtu, në ligj parashihet se ushtrimi i detyrës nuk mund të bëhet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj.

“Jo, nuk mu delegua detyra e presidentit.”

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se presidentja, Vjosa Osmani, nuk ia delegoi detyrën ashtu siç parashihet me ligjin në fuqi që e përfolëm mësipër.

Konjufca ka theksuar se nuk ka pranuar ndonjë kërkesë për ushtrimin e detyrës së presidentes.

Këto janë të rregulluara me ligj, nuk ka pasur ndonjë rast të tillë, e vetmja ajo që është e paraparë me protokoll është që njëra prej figurave politike të nivelit të lartë të qëndrojë në Kosovë dhe t’i performojë detyrat e veta. Përndryshe, nuk ka ardhur rasti deri në atë nivel”, ka thënë ai.

Ndërkohë, sipas gazetave turke, presidentja iu nënshtrua operaiconit në fjalë rreth një vit më parë.

Meqë koha është e papërcaktuar, vlen të përmendim se në majin e vitit të kaluar presidentja kishte hyrë në muajin e saj të dytë si presidente e Kosovës.

Ndëkaq çmimet për një operacion të tillë janë relativisht të larta. Një operacion si ky kushton rreth 3100 euro në Turqi. Duke pasur parasysh cilësinë e klinikës në të cilën presidentja është operuar, mbase kjo shifër, shumëfishohet për disa herë.

E lajmi për operimin e Vjosa Osmanit është përhapur në dhjetëra portale turke, disa herë edhe me tituj bullizues.

Kujtojmë se Vjosa Osmani shpesh ishte cak i bullizmit nga politkanë e anëtarë të tjerë të shoqërisë.

Lajme të ngjashme