A do të ndikojë pozitivisht në jetën e qytetarëve marrëveshja Kosovë-Serbi: Këto janë rezultatet e anketës së UNDP-së - NACIONALE

A do të ndikojë pozitivisht në jetën e qytetarëve marrëveshja Kosovë-Serbi: Këto janë rezultatet e anketës së UNDP-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka publikuar rezultatet e anketës së opinionit të Pulsit Publik në të cilat janë edhe shifrat për marëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Qytetarët janë përgjigjur se si do të ndikojë në jetën e tyre kjo marrëveshje dhe rezultatet janë këto më poshtë.

Sipas anketës së matjes së pulsit publik, rreth 60 për qind e qytetarëve në Kosovë besojnë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë pozitivisht në jetën e tyre.

Të dhënat e anketës të opinionit së nëntorit 2023 treguan se 59.3% e shqiptarëve të Kosovës dhe 32.4% e serbëve të Kosovës besonin (plotësisht ose disi) se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë pozitivisht në jetën e qytetarëve të Kosovës, ndërsa 62.5% e komuniteteve tjera të Kosovës besonin (plotësisht ose disi) se marrëveshja do të ndikojë pozitivisht në jetën e qytetarëve të Kosovës.” – thuhet në të gjeturat e anketës.

Nga ana tjetër, 29.4 për qind e të anketuarave janë shprehur se besojnë se marrëveshja do të ketë efekt pozitiv deri diku ndërsa 3.9 janë shprehur se nuk do të ketë.

Gjithsej 60% e të anketuarve pohuan se marrëveshja do të ketë efekt pozitiv, krahasuar me 58% në prill 2023. Teksa 29.4% e të anketuarve janë shprehur se besojnë se marrëveshja do të ketë efekt pozitiv deri diku, 3.9% janë shprehur se nuk do të ketë, krahasuar me përkatësisht 29.9% dhe 7.5% në prill 2023.” – thuhet në raport.

Më tej, aty janë paraqitur edhe të dhënat se a besojnë qytetarët se marrëveshja do të ndihmojë në rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe këto janë të gjeturat:

Shumica e të anketuarve (58.8%) pohuan se besojnë plotësisht ose besojnë se marrëveshja do ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike treguan se 59.9% e shqiptarëve të Kosovës (57.8% në prill 2023) dhe 67.5% e pjesëtarëve të komuniteteve tjera të Kosovës (65% në prill 2023) besonin plotësisht ose besonin se marrëveshja do ta ndihmonte Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së, ndërsa vetëm 25.3% e serbëve të Kosovës (22.4% në prill 2023) e besonin të njëjtën gjë. Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë treguan se meshkujt (60.7%) ishin më optimistë se marrëveshja do ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së, krahasuar me femrat (57%)” – thuhet në raport.

Gjithashtu sipas anketës: “gjithsej 39.1% e të anketuarve pohuan se besojnë se marrëveshja do të kontribuojë për paqen afatgjatë në Kosovë, 36.9% pohuan se do të kontribuojë deri diku, 16.4% se nuk do të kontribuojë, dhe 7.9% e të anketuarve nuk e dinin ose refuzuan të përgjigjeshin.

Ndërsa të dhënat tregojnë edhe për komunitetet se sa besojnë se marrëveshja do të kontribuoj në paqen afatgjatë në Kosovë.

Gjithsej 40.5% e shqiptarëve të Kosovës (38.5% në prill 2023) dhe 36% e pjesëtarëve të komuniteteve tjera të Kosovës (36.5% në prill 2023) besonin se marrëveshja do të kontribuonte për paqen afatgjatë në Kosovë, ndërsa 25.2% e serbëve të Kosovës (10% në prill 2023) e besonin të njëjtën gjë. Gjithsej 28.1% e serbëve të Kosovës, 16.2% e shqiptarëve të Kosovës dhe 16% e pjesëtarëve të komuniteteve tjera të Kosovës nuk janë optimistë se marrëveshja do të kontribuojë për paqen afatgjatë në Kosovë. Gjithsej 41.9% e serbëve të Kosovës, 39.5% e pjesëtarëve të komuniteteve tjera të Kosovës dhe 36% e shqiptarëve të Kosovës besonin se marrëveshja do të kishte deri diku efekt pozitiv në paqen afatgjatë në Kosovë.” – thuhet në raport.

Lajme të ngjashme