92% në sondazh besojnë se Kosova u varfërua nën Kurtin, 3% besojnë se u zhvillua ekonomikisht - NACIONALE

92% në sondazh besojnë se Kosova u varfërua nën Kurtin, 3% besojnë se u zhvillua ekonomikisht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës dje çuditi opinionin kur foli për “progresin ekonomik” duke anashkaluar krejtësisht inflacionin që po varfëronte qytetarët apo edhe raportin e Bankës Botërore. Shumë ekonomistë tashmë i kanë kthyer fjalën Kurtit, por çka mendon një pjesë e popullit në Viber?

Administratorët e faqes së Nacionales në Viber shtruan një pyetje fare të thjeshtë me vetëm tri alternativa.

“A u zhvillua ekonomikisht Kosova nën Qeverinë Kurti?”

Alternativat ishin: a) U zhvillua; b) Njëjtë; c) U varfërua.

Mbi 92 për qind e qytetarëve deri në këtë moment (9 tetor, 14:45) kanë zgjedhur alternativën “U varfërua”.

Shprehur në numra konkretë, 575 persona votuan për alternativën në fjalë.

Ndërkohë, vetëm 3 për qind besojnë se Kosova u zhvillua ekonomikisht nën Kurtin derisa mbi 4 për qind mendojnë se gjendja është e njëjtë.

Për të marrë pjesë në votim, ju ftojmë të klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme