“53 milionëshi”, Pal Lekaj dhe tre të tjerët deklarohen të pafajshëm në shqyrtimin gjyqësor
Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në shyqrtimin gjyqësor të mbajtur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me rastin e 53 millionë eurove, është deklaruar i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Të pafajshëm, bashkë me Lekajn u deklaruan edhe tre të akuzuarit e tjerë Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatrit, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, raporton “Betimi për Drejtësi:.
Një deklarim të tillë, të akuzuarit e dhanë pas leximit të aktakuzës nga prokurori special Atdhe Dema.
Paraprakisht, i akuzuari Berisha pas leximit të aktakuzës kërkoi sqarim për të njëjtën, pasi sipas tij është e paqartë dhe më pas u deklarua i pafajshëm.
Ndërsa, aktakuza e 18 shkurtit 2022, u konsiderua e lexuar.
Më pas, seanca vazhdoi me dhënien e fjalëve hyrëse nga palët në procedurë.
Ndërsa, sesioni i pasdites po vazhdon me dëgjimin e dëshmitairt Avdi Kamerolli