45 milionë euro borxh në Graçanicë: Kompania Ujësjellësi paralajmëron aksion
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se 45 milionë euro është borxhi ndaj shërbimeve të ujit në komunën e Graçanicës.
Prej tyre 40 milionë janë nga sektori i amvisërisë dhe mbi pesë milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina” bëhet e ditur se nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit.
“Ua kujtojmë që, borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro, 40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha. Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Po ashtu bëhet e ditur se nga dita e nesërme do të ketë aksione të mëdha me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektor , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në Graçanicë.