34 rrëzime: Spirallja e dështimeve të Albulena Haxhiut futet ne termin e 10'të të Fibonaçit - NACIONALE

34 rrëzime: Spirallja e dështimeve të Albulena Haxhiut futet ne termin e 10'të të Fibonaçit

2 javë më parë

nga Xhezair Dashi

Në termin e 10’të të Fibonaccit ka hyrë spirallja e dështimeve të Albulena Haxhiut për të 34 herë me rradhë.

“Konstatoj se ka kuorum”, e nis kryesuesi i seancës nga virtyti i moshës, Avni Dehari – “Nuk ka kuorum”, e përfundon ai me 100-e-kusur deputetë të pranishëm në sallë.

Gjëja elementare, shumica parlamentare, mungon tash e më shumë se dy muaj.

Kurti, çehrengrysur e pa gram disponimi, hyri në seancë i shoqëruar nga dhjetëra truprojet dhe doli po ashtu njëjtë.

"51 vota 'për', kundër 1, abstenim nuk kemi. Nuk kemi kuorum. Shihemi me 21 qershor në ora 10:30", tha Dehari.

Seanca u mbyll.

Kuvendi vazhdon të jetë i pakonstituuar me një emër si të gdhendur në gur, atë të Albulena Haxhiut, e cila nuk i ka votat qe 34 herë.

Vetëvendosja ka ofertë nga PDK se i ka 40 emra të votueshëm për kryetar kuvendi, përkatësisht të gjitë deputetët që s'kanë mbajtur post ministror gjatë mandatit të kaluar.

Nga AAK i kanë dhënë tri emra të votueshëm për ta: Glauk Konjufcën, Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin.

Albulena Haxhiu në anën tjetër duke folur për media ka "lutur" që qëndresa e saj e përhershme nuk është "as këmbënglulje, as ambicie" e saj personale, por "vendim i partisë".

Kurti vazhdon të mos ketë marrëveshje politike me partitë politike dhe të mos deklarohte për gazetarë.

Kur deklarohet, thotë se "Kosova ka qeveri, në detyrë" dhe lë të kuptojë se do të vijojë të ushtrojë postin ekzekutiv krahas atij legjislativ - gjë shprehimisht e ndaluar në Kushtetutë të Kosovës.

Për më tepër në kundërshtim edhe me Ligjin për Qeverinë që e ka shkruar vet.

Lajme të ngjashme