3 mijë euro, kallashi dhe linçimi - Llugë me akuza në Kuvend, ballafaqimi mes ministres Haxhiu dhe deputetes Deliu
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, sot është shkarkuar prej anëtares së Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.
Shkarkimi është bërë nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit me katër vota “për” dhe dy “abstenime”.
Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi e ka përcjellur komisioni i cili është zhvilluar sot, ku ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ishte e pranishme dhe e njëjta ka thënë se deputetja Deliu ka marrë mëditje pa qenë e pranishme në komision.
“Deputetja Deliu-Kodra është kompensuar për 15 seanca të komisionit në vlerë prej 3 mijë e 206 euro, unë e di se zonja Deliu-Kodra më ka paditur për shpifje dhe për secilën prej procedurave të tjera unë jam e gatshme që të ballafaqohem edhe këtu edhe në Gjykatë.” – ka thënë ministrja Haxhiu.
Në këtë mes kanë ndërhyre edhe dy deputetët e tjerë të PDK-së, Hajdar Beqa dhe Driton Selmanaj duke thënë se për këtë temë nuk është dashtë që të hy qeveria këtu.
Pas kësaj ka reaguar deputetja Deliu duke thënë se ministrja krejt këtë gjë e ka bërë në mënyrë tendencioze, duke linçuar, dhe duke shpifur.
“Ju i përmendet më radhë listimet e mungesave të mija, kjo nuk do duhej të ishte fare temë e diskutimit tonë ndërmjet një ministre, e cila nuk e ka bërë asnjë reformë në sistemin e Drejtësisë. Unë pres që ballafaqimin tonë gjyqësorë ta kemi në seanca plenare. Dhe kurrë nuk do të lejojë një ministre si ju të më linçoj mua në këtë formë.” – ka reaguar në komision deputetja Deliu.
Në fund deputetja Deliu i është drejtuar ministres Haxhiu duke i thënë se e gjitha kjo është tendencë personale dhe duke e mohuar se e ka kërcënuar me kallash.
Video e plotë: