25-vjeçarja lehonë në Shkodër dërgohet në vuajtje të dënimit, lë foshnjën 8 ditësh në shtëpi - NACIONALE

25-vjeçarja lehonë në Shkodër dërgohet në vuajtje të dënimit, lë foshnjën 8 ditësh në shtëpi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Para disa ditëve në Shkodër një grua lehonë është dërguar në vuajtje të dënimit për një vepër penale. Ajo është detyruar që ta lë foshnjën 8 ditësh pa përkujdesjen e saj.

E për këtë punë avokatja Eranda Gjonaj tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euroneës Albania se dënimi për nënën lehonë në Shkodër duhet të shtyhej derisa fëmija të shkonte 1 vjeç.

Sipas saj në këto kushte është dënuar dhe foshnja që 8 ditësh ka ngelur pa të ëmën.

Me kaq fakte dhe me kaq pretendime sa përmend në këtë rast e dënuara dhe bashkëshorti i saj, unë shikoj që ka një mos respektim të procedurës nëse këto fakte janë të vërtetueshme sepse deri në momentin që shkohet te ekzekutimi i vendimit ka në fillim një procedurë që zbatohet në lidhje me ekzekutimin vullnetar”, u shpreh Gjonaj.

Sipas raportimeve 25-vjeçarja Diana Bahçja është arrestuar nga policia duke e shkëputur nga djali i saj vetëm 8 ditësh.

Për këtë rast, gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar një javë më parë, në 50 ditë burg.

Ajo është dënuar për braktisjen e një fëmije nga martesa e parë, por ajo mohon ta ketë bërë këtë gjë

Lajme të ngjashme