24 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris - NACIONALE

24 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot janë bërë 24 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars 1999, marrëveshje të ndryshme.

Më 18 mars të vitit 1999, delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike- marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.

Konferenca e Rambujes kishte miratuar Marrëveshjen e sanksionimit rreth ndërprerjes së dhunës në Kosovës që ishte nën mbikëqyrjen e OSBE-së, misionit të posaçëm diplomatik në Kosovë, e cila kishte parashikuar zgjidhjen e problemeve përmes dialogut, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës dhe vetëqeverisja substanciale e saj dhe mbrojtja e të drejtave të të gjitha bashkësive kombëtare në Kosovë, që ishte paraparë që në një periudhë kohore trivjeçare të zgjidhej çështja e statusit përfundimtar të Kosovës.

Pjesëmarrja ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara kishte parashikuar implementimin e kësaj Marrëveshje, mirëpo statusi politik i saj ishte zgjidhur pas 8 vjet e gjysmë më ndihmën e palës ndërkombëtare përsëri.

Pala serbe kishte përjashtuar kompromise të tilla që ishin parashikuar nga pala ndërkombëtare edhe pse ishte e paralajmëruar nga përfaqësuesi i palës ndërkombëtare, Richard Holbrook se çfarë do ta priste palën serbe me mos pranimin e nënshkrimit të palës serbe, ku me këmbëngulësinë e tyre politike i kishin refuzuar negociatat e raundit të dytë të bisedimeve dhe me çdo kusht e kishin refuzuar zgjidhjen politike të Kosovës.

Konferenca e Rambujesë i kishte filluar punimet më 6 shkurt të vitit 1999. Ky takim, i cili ishte mbajtur në afërsi të Parisit të Francës, kishte synuar zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Lajme të ngjashme