24 milionë euro: Ministria e Aliut nënshkruan kontratat me disa kompani për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka dhënë tenderin për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë me vlerë prej 24 milionë eurove, ndërsa vlera totale e tenderit për ndërtimin e kësaj rruge është 37 milionë euro.
Aktualisht tenderi është dhënë për tri llote ndërsa dy të tjera pritet të shpallën në ditëve në vazhdim. Vlera e lloteve që janë nënshkruar, kap vlerën e prej 24 milionë eurove.
Sipas të dhënave, kompania “Pro & Co Group SH.P.K.” dhe “Levantina Ingenieria Y Construccion” ka fituar tenderin për llotin e parë. Vlera e llotit të parë të kontratës është 6.4 milionë euro.

Llotin e dytë për ndërtimin e kësaj rruge e kanë fituar kompanitë “2A Group SH.P.K. Vega sh.p.k.
Vlera e këtij lloti kap vlerën e 8 milionë e 447 mijë euro.

Ndërkaq, llotin e tretë me vlerë prej 9 milionë e 200 mijë eurove e ka fituar grup i operatorëve ekonomik “Agbes Construksion shpk; Arbotec SH.P.K.; GEO CONSTRUCTION sh.p.k; MINERAL L.L.C.; BM Group SH.P.K.
Sipas të dhënave këto kompani janë nga Shqipëria.

Çka dihet për rrugën?
Rruga Prishtinë-Podujevë kishte filluar të ndërtohet qysh para 7 viteve. Që nga ajo e kohë e deri më sot, kjo rrugë ende nuk ka përfunduar.
Qeveria Kurti, një ndër premtimet e kishte përfundimin e kësaj rrugë për të cilin thoshin se do të përfundonte brenda një vitit të qeverisjes së tyre.
Tash kur kanë kaluar më shumë se dy vite nga Qeveria Kurti, rruga ende nuk është përfunduar, ngjashëm qysh s’kanë përfunduar as arsyetimet e qeverisë për vonesat në përfundimin e punimeve.