24 hektarët e Manastirit të Deçanit “parakusht i paevitueshëm për KiE”, arsyetohet Kurti - NACIONALE

24 hektarët e Manastirit të Deçanit “parakusht i paevitueshëm për KiE”, arsyetohet Kurti

2 javë më parë

nga NACIONALE

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për vendimin për njohjen e 24 hektarëve tokë të Manastirit të Deçanit tha se “ishte i vështirë por i paevitueshëm”, për shkak se, siç tha ai, “ishte vendosur si parakusht i pakompromist”.

Morëm nëj vendim shumë të vështirë e megjithatë vazhdojmë të besojmë të paevitueshëm. Në kuadër të anëtarësimit të Kosovës në KiE, procesi ishte bllokuar nga akterët për shkak se Kosovës i ishin vënë tri parakushte, parasë procesi të përparonte më tutje. Si rezultat i lobimit të institucioneve tona, për çka e falënderojë MPJD-në, u arrit që nga këto 3 kushte, avancimi të sigurohet me vetëm një parakusht: zbatimin e aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin”, tha Albin Kurti.

Sado që ishte vendim i padrejtë e çuditshëm, dakordimi ishte arritur mes raportuesve politikë dhe tri grupe politike në Asamblenë Parlamentare. Në anën tjetër, pas shqyrtimeve të gjata juridike u siguruam që ky rast nuk përbën precendent dhe nuk kishte mjet legal për ta kontestuar. Sot gjendemi në situatë më të favorshme në këtë proces, raporti i Baokyanis njeh plotësimin e të gjitha kushteve, dhe qartë thotë se të tjera zotime duhet të përmbushen pas anëtarësimit. Pas dy ditësh do ta kemi votimin më të rëndësishëm. Asambleja pritet ta miratojë raportin e Baokyanis pa asnjë kusht shtesë, dhe pa fusnotë”, tha mes tjerash ai.

Lajme të ngjashme