18 raste të dhunës në familje në javën që po e lëmë pas - NACIONALE

18 raste të dhunës në familje në javën që po e lëmë pas

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas raporteve 24 orëshe të Policisë së Kosovës thuhet se gjatë javës që po e lëmë janë shënuar 18 raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit.

Me datën 16 prill janë raportuar dy raste në Ferizaj dhe në Pejë. Në Ferizaj është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy familjarë të tij.

Ndërsa në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte demoluar dy vetura në oborr të shtëpisë, qe sipas ankuesit (prindi i të dyshuarit) njëra veturë ishte pronë e ankuesit, tjetra e prindit të tij. Pas shoqërimit të dyshuarit në stacion të policisë i dyshuari i kishte fyer dhe sulmuar zyrtarët policor.

Me datën 15 prill janë raportuar 4 raste të dhunës. Në Podujevë është arrestuar një i dyshuar pasi kishte pasur një mosmarrëveshje me nënën e tij. Ndërsa ne Ferizaj, Mitrovicë dhe Pejë tri femra kanë raportuar burrat e tyre për dhunë në familje.

E një ditë pas me 14 prill, janë raportuar 4 raste. Dy nga këto raste janë të raportuara nga gratë për dhunë në familje.

1 rast me pak është raportuar më 12 prill, se sa një ditë para saj.

Dy raportime ne Prishtinë dhe një në Podujeve janë nga gratë të cilat kanë raportuar burrat e tyre për dhunë psiqike e fizike ndaj tyre.

Ndërsa me 11 prill një grua nga Prishtina ka raportuar bashkëshortin për dhunë në familje, një tjetër nga Kamenica dhe Prizreni. Ndërsa në Skenderaj është arrestuar i dyshuari mashkull pasi ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Raportet e Policisë:

Me datën 16 prill janë raportuar dy raste:

Ferizaj 16.04.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy familjarë të tij. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Pejë 16.04.2022 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte demoluar dy vetura në oborr të shtëpisë, qe sipas ankuesit (prindi i të dyshuarit) njëra veturë ishte pronë e ankuesit, tjetra e prindit të tij. Pas shoqërimit të dyshuarit në stacion të policisë i dyshuari i kishte fyer dhe sulmuar zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Me datën 15 prill janë raportuar 4 raste:

Podujevë 15.04.2022-18:00. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një fjalosje me nënën e tij i kishte dëmtuar orenditë shtëpiake. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin për të mitur i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ferizaj 15.04.2022-21:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është shkaktuar dhunë fizike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Pejë 15.04.2022 – 10:20. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, qifti bashkëshortor janë përleshur mes vete dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit. Të dyshuarve iu është ofruar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 15.04.2022-23:53. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Me datën 14 prill nuk është raportuar asnjë rast. Përderisa një ditë më vonë janë raportuar 4 raste:

Prishtinë, 13.04.2022-21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ishte kanosur nga ish bashkëshortja e tij kosovare. E dyshuara nuk është arritur të kontaktohet. Rasti vazhdon në procedure të rregullt.

Pejë, 13.04.2022 – 09:35. Janë arrestuar një femër dhe një mashkull kosovarë pasi të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy viktimave, familjarëve të tyre. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit (femra) është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.

Gjakovë 13.04.2022-18:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur ish bashkëshorten e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë Veri 13.04.2022 – 13:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalet në ndalim policor dhe pas këndelljes do të intervistohet.

Me datën 12 prill janë raportuar 3 raste:

  • Prishtinë, 11.04.2022 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje , ka ushtruar dhune psiqike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
  • Prishtinë, 09.04.2022 15:00. Me date 12.04.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se me date 09.04.2022 është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
  • Podujevë, 12.04.2022 – 10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pasur një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa me 11 prill 4 raste:

Prishtinë 09.04.2022 – 21:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht pasi kishin një mosmarrëveshje familjare. Me vendim të prokurorit palët pas intervistimit janë liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kamenicë, 09.04.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore por nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 09.04.2022-19:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti fillimisht kishte kanosur me një thikë, e më pas e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-nënën e tij. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Skenderaj 09.04.2022 - 03:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë 09.04.2022 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme