154 ditë nga zgjedhjet: Albin Kurti në formulën e ‘dështimit’ të Albulena Haxhiut që të rrijë në ZKM indefinitivisht
Votat nuk i ka, por ‘so far, so good’’ për Albin Kurtin, i cili me dështimin e Albulena Haxhiut shënon suksesin e 46-të me radhë për të qëndruar indefinitivisht në ZKM, në detyrë.
Tashmë gati gjysmë viti që nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Vetëvendosja nuk ka as shumicë të thjeshtë, gjënë elementare në demokraci parlamentare.
Këtë të dielë shënohet e 46’ta [gjithçka tjetër përveç përpjekjes] herë për të konstituaar Kuvendin e Kosovës.
Vetëvendosja i ka 40 emra – prej 48 deputetëve – të votueshëm, ndërsa qëndron vetëm në Albulena Haxhiun, që pikërisht nuk i ka votat.
Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit do të niste sahatin kushtetues për Albin Kurtin për zgjedhur Qeverinë, për çka sërish ai nuk i ka votat.
Më 26 korrik shterret afati kushtetues për t’u konstituar Kuvendi i Kosovës, sipas Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Por, aktgjykimi nuk saktësoi asnjë pasojë “çka nëse NUK” konstitutohet Kuvendi i Kosovës.
Boshllëqet juridike i ka eksploatuar Albin Kurti dhe e kësihovi nuk pritet të jetë ndryshe.
Gjykata Kushtetuese supozohet të përgjigjet në adresimet komplementare të PDK-së dhe LDK-së për vendosjen në dorë të hekurt të procedurës nga Avni Dehari.
Kryesuesi thjesht nga virtyti i moshës dhe thjesht ceremonial e pa troh kompetence, Avni Dehari, dorëz-në-dorë të Vetëvendosjes qëndron në skriptë të shkruar nga partia për të ndërprerë seancat pas dështimit serik të komisionit për votim të fshehtë.
Aktgjykimi i GjK-së ia ndaloi të mund të ndërrojë rendit e ditës duke futur mocion procedural për të ashtuquajtur komision për votim të fshehtë, por aq më keq për Aktgjykimin.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se po qe se nuk konstitutohet Kuvendi i Kosovës në afatin 30 ditor të dhënë nga GjK, ajo do t’i drejtohet sërish institucional final të interpretimit kushtetues.
Aktgjykimi i fundit i GjK-së është kritikuar gjerësisht për të qënit i zbehtë dhe jo eksplicit, për çka ka çuar në eskploatim të ambiguiteteve nga Vetëvendosja.
“Ka kourum” e nis seancën Avni Dehari për ta mbyllur për dy-tre minutë me “nuk ka kuorum” – anipse të pranishëm në sallë janë nga 100-e-kusur deputetë.
Partitë ish-opozitare kanë nisur të qëndrojnë në sallë, ani pse jofunksionalisht, edhe pasi Dehari me arbitraritet ndërpret atë.
Vetëvendosja më së shumti ka arritur 57 vota për Albulena Haxhiun, ndërsa tasmë kohëve të fundit as deputetë të VV-së në totalitet nuk marrin pjesë. Në një seancë të kohëve të fundit, Haxhiu mori veçse 39 vota.
Më kritiku, Fatmir Limaj
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, është shprehur në termat më shqetësues ndër të gjithë në lidhje me moskonstituimin e Kuvendit.
“Bota ka njohur shumë shtete që nuk ekzistojnë më. Ata i kanë humbur shtetet për faktin sepse nuk i kanë merituar ta kenë. Kam përshtypjen që papërgjegjësia po shkon në ato nivele dhe shtetin po e shohin si diçka që, çka do që ne bëjnë këtu, atë dikush ua ruan”, ka thënë Limaj.