15 vjet shtet: Harta që tregon shtetet që e njohin pavarësinë e Kosovës
Kosova sot shënon 15-vjetorin e Pavarësisë, që u shpall më 17 shkurt të vitit 2008. Mbi 100 shtete, e kanë njohur vendin tonë si të pavarur prej atëherë.
Njohja e fundit, sipas të dhënave në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka ardhur nga Izraeli më 1 shkurt të vitit 2021.
Ndërkohë, “Al Jazeera” ka publikuar një hartë që tregon shtetet që e kanë njohur, dhe ato që ende s’e njohin Kosovën si të pavarur.
Hartën mund ta shikoni duke klikuar në këtë LINK.
Në Kosovë, Dita e Pavarësisë po shënohet me aktivitete të ndryshme, derisa pak më herët, në sheshet kryesore të Prishtinës parakaloi edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.