13 ditë me barrikada - NACIONALE

13 ditë me barrikada

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qe 13 vitë vazhdojnë të qëndrojnë të vendosura barrikadat në veriun e vendit.

Si rrjedhojë rrugët që çojnë në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të mbesin të bllokuara rrugët që qojnë drejt pikave kufitare.

9 barrikada janë vendosur gjithsej, sulmet kundër ekipeve të medieve po vazhdojnë, sikurse po vazhdojnë edhe shpërthimet e kohëpaskohshme.

E katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – kanë mbetur pa kryetarë që nga nëntori, pas dorëheqjes së tyre.

Ata kanë dhënë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila me mbështetjen e Beogradit zyrtar i udhëhoqi këto komuna - i kundërshton zgjedhjet e reja.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në këto katër komuna. Por, kjo s’u bë.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, vlerësoi se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të caktuara më këtë datë, duke thënë se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës "duhet të jetë prioriteti më i lartë".

Situata u tensionua edhe më shumë pak ditë më pas, kur Policia e Kosovës arrestoi serbin Dejan Pantiq me dyshimin se sulmoi zyrën e KQZ-së në Mitrovicën Veriore, e Lista Serbe menjëherë vendosi barrikada në rrugët që çojnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

Lajme të ngjashme