"100 milionë euro në projekte kombëtare": Abdixhiku shpalos projektet në fushën e kulturës - NACIONALE

"100 milionë euro në projekte kombëtare": Abdixhiku shpalos projektet në fushën e kulturës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur projektet e tij në fushën e kulturës.

Në ceremoninë e hapjes së Galerisë së rinovuar të Arteve, ai ka treguar investimet që i ka paraparë në programin e tij në këtë fushë.

Kreu i LDK-së shpalosi projekte ambicioze për kulturën, përfshirë ndërtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit “Dr. Ibrahim Rugova”, Teatrit të Ri Kombëtar të Kosovës, dhe Muzeut Bashkëkohor.

Ai është zotuar për themelimin Muzeut të Paqes dhe Rezistencës, si dhe do të bëhet adoptimi i 10 qendrave multifunksionale në 10 qytete të Kosovës.

Ajo që e dallon secilën komunë ku qeveris LDK-ja është kultura e punës. Prandaj, me qeverinë tonë, këtë kulturë të punës do ta sjellim edhe në nivel qendror, edhe në fushën e rëndësishme të kulturës, me investime multi-milionëshe në projekte serioze kombëtare si: Ndërtimi i Teatrit të Operas dhe Baletit Dr. Ibrahim Rugova, Teatrit të Ri Kombëtar të Kosovës, dhe Muzeut Bashkëkohor; Themelimi dhe ndërtimi i Muzeut të Paqes dhe Rezistencës; Adoptimi i 10 Qendrave Multifunksionale në 10 qytete të Kosovës;”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të ngjashme