10 deri në 50 euro ryshfet për pushime mjekësore: Detaje për arrestimin e mjekut në Vushtrri
Dje u arrestua një mjek në Vushtrri i dyshuar për marrje të ryshfetit.
Ai dyshohet se u merrte pacientëve prej 10 deri në 50 euro për t’iu lëshuar raporte të pushimit mjekësor.
MARRJA E RYSHFETIT& KEQPËRDORIM I POZITËS APO ATORITETIT ZYRTAR
Vushtrri / 19.08.2025 – 2025. Më 28.10.2025 nga njësitë relevante të policisë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të cekura më lart. Dyshohet se i dyshuari qëllim të përfitimit personal për shërbime të ofruara nga pacientët kishte kërkuar dhe pranuar shuma të ndryshme të hollave nga 10 deri 50 euro për të ju lëshuar raporte për pushime mjekësore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.