7 ditë pas ngjarjes në Bon Vivant: Policia e publikon fotografinë e Dukagjin Nikollajt që është në arrati
Një javë pas ngjarjes tragjike në Bon Vivant, Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Dukagjin Nikollajn, që dyshohet për vrasje të rëndë në tentativë.
Në lajmërimin e Policisë së Kosovës, shkruhen edhe veprat për të cilat ai dyshohet.
“Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti për Krime të Rënda, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprat penale;
- “Vrasja e Rëndë në Tentativë” nga Neni 173, lidhur me nenin 28, të KPK-së,
- “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga Neni 356 të KPK-së,
- “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga Neni 367 të KPK-së, si dhe
- "Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve" nga Neni 366 të KPK-së.” – shkruhet tutje.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim.” – shkruhet ndër të tjera.