1.4 milionë euro: Imazhi i Kosovës në panaire ndërkombëtare iu besua një kompanie fiktive
Buletini Ekonomik ka raportuar se qysh dy kompani “Mirt Interijer” dhe “Kan-Construct Fair” që përkujdesen për imazhin e Kosovës në panaire ndërkombëtare, kanë përfituar në mënyrë të dyshimtë nga KIESA rreth 1.4 milionë euro gjatë viteve 2022-2023.
Sipas këtij hulumtimi, dy kompanitë pranuan pagesa të mëdha nga Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) që punon në kuadë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) që për ministre ka, Rozeta Hajdarin.
Në krejt panairet ndërkombëtare ku Kosova është përfaqësuar u është besuar kompanive fiktive.
“Hulumtimi zbulon se Kan-Construct Fair, në fakt, është vetëm shtojcë e një kompanie tjetër që ka përfituar gati 1 milion euro në periudhën e njëjtë nga KIESA.” – thuhet në raportim.
“Mirt Interijer qëndron prapa organizimit në 11 panaire, ndërsa Kan-Construct Fair në 8 prej tyre. Të dyja së bashku brenda një periudhe dy vjeçare, përfituan nga buxheti i Kosovës rreth 1.4 milion euro. Prej tyre, 815 mijë e 978 euro iu transferuan Mirt Interijer dhe 550 mijë e 546 euro tjera kompanisë Kan-Construct Fair.” – thuhet ndër të tjera në raportimin e Buletinit Ekonomik.
Për të lexuar më shumë rreth këtij keqpërdorimi, ftoheni të klikoni KËTU.