Kush është personi kaq i afërt me Albinin dhe me Dajën e Famshëm të tenderëve? - NACIONALE

Kush është personi kaq i afërt me Albinin dhe me Dajën e Famshëm të tenderëve?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Publikisht njihet pak. Megjithatë, Pajtim Demaj, në bazë të fotove, është “eminenca gri” e Vetëvendosjes. Në shumë ngjarje e takime, ai është afër liderit të partisë më të madhe në vend, Albin Kurti.

Në shi e borë, në protesta e takime me struktura, kudo që është Kurti, Demaj është aty. Në krah të tij, herë duket si turprojë i Kurtit, herë si këshilltar i tij, e herë si ndonjë bashkëpunëtor i tij i afërt. Ose, ndoshta, të trijat në të njëjtën kohë.

Ai ka marrë pjesë në shumë protesta përkrah Kurtit. Por, ai u bë i njohur sot paksa për publikun për shkak të një postimi të disa viteve më parë në Facebook.

Demaj na bëri të njohur nofkën e Halil Jahës, “dajës” së Vetëvendosjes, kompania e të cilit lili nga kishte për detyrë që të shkruante raportin për punët e kryera nga kompanitë e caktuara.

Vite më parë, Jahaj është quajtur “Daja i Vetëvendosjes” nga aktivisti i shquar i Vetëvendosjes, Pajtim Demaj, që dikur ushtronte edhe funksionin e koordinatorit në Lëvizjen Vetëvendosje në Istog. Se çka nënkuptohej specifikisht me një epitet të tillë, është e vështirë të kuptohet, por megjithatë mund ta marrim si një cilësor honorifik.

Dhe, në vend se të kryente punën siç e parashikonte ligji, përfaqësuesi i kompanisë dëgjohet duke keqpërdorur detyrën zyrtare, pra pushtetin, për të marrë përfitime financiare.

Përveç me Kurtin, Demaj duket se është i afërt edhe me “dajën”, nipi i të cilit është këshilltar i Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, Florent Ramqaj.

Në fotografinë e publikuar nga Demaj, “daja” shihet teksa pushon pas një loje basketbolli, gjatë fushatës së Vetëvendosjes për zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.

Afërsia me liderët e VV-së vërehet edhe në një foto tjetër të tij, e ku shihet duke luajtur një lojë shahu me Glauk Konjufcën, tash kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe njëra ndër figurat më të rëndësishme politike të vendit.

Çfarë publikoi sot Gazeta Nacionale?

Në episodin e tretë të Ditarit të Buzhalës trajtohet një rast korrupsioni ku përmendet edhe emri i ministrit Liburn Aliu, dhe ku nuk mungojnë shumat astronomike, pushteti e ryshfeti, dhe daja e nipi.

Në këtë emision, autori Berat Buzhala zbulon përgjime autentike që dëshmojnë se si një kompani projektuese e lidhur me pushtetin e Vetëvendosjes, u zu “me pelë për dore” duke kërkuar ryshfet.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, prej 23 marsit 2021 drejtohet nga Liburn Aliu, një prej njerëzve më të pushtetshëm në Vetëvendosje për shkak të afërsisë me liderin, Albin Kurtin.

Në muajt e fundit pas ardhjes në pushtet, mediet raportuan për shtëpinë e Liburn Aliut në Lagjen Marigona, dhe e cila nuk përkonte me imazhet e politikanit që avokonte për varfërinë dhe për mjerimin.

Por, emri i Liburn Aliut përmendet edhe në këto përgjime.

“E ka jaran Liburnin”, thotë në një sekuencë përfaqësuesi i Infratek-ut duke e mbështetur kërkesën për ryshfet – e cila në një moment shndërrohet edhe në kërcënim – ndaj viktimës.

Ryshfetkërkuesi në këtë rast po e thotë të vërtetën. Liburnin e kanë jaran, siç e dëshmon edhe fakti që këshilltar i tij është z. Ramqaj, nipi i tyre.

Dhe e gjithë ajo që i vë vulën kësaj afere është aktiviteti politik i dajës dhe nipit në këtë rast. Që të dy moralizues, dhe që të dy tepër të përkushtuar që të çojnë përpara politikat ndëshkuese të krimit.

Lajme të ngjashme