Hyseni: Vizita e gjatë në Amerikë është jonormale, e bën Kurtin joserioz - NACIONALE

Hyseni: Vizita e gjatë në Amerikë është jonormale, e bën Kurtin joserioz

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njeriu që ka vizituar shpesh Washingtonin është shprehur kritik ndaj vizitës së gjatë të kryeministrit Albin Kurti në SHBA. Qëndrimin për më shumë se dy javë të shefit të ekzekutivit në tokën amerikane e ka cilësuar si jonormal dhe të pashembullt në komunikimet moderne ndërshtetërore. Në një intervistë për gazetën Nacionale, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka deklaruar se kjo vizitë e bën Kurtin joserioz dhe të padenjë për ta takuar. Sipas tij, vizitë nuk ka qenë paraprakisht e dakorduar me SHBA-të

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se ka ftohur raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka treguar se kjo ka ndodhur si pasojë e sjelljes infantile dhe pa takt të kësaj qeverie në politikën e jashtme.

Duke e komentuar vizitën e kryeministrit në SHBA, Hyseni ka thënë koha e gjatë e qëndrimit të Kurtit në SHBA është e pashembullt në komunikimet moderne ndërshtetërore.

Sipas tij, kjo vizitë e bën kryeministrin e Kosovës jo serioz dhe të padenjë për ta takuar.

Hyseni ka vlerësuar se mungesa e takimeve të rëndësishme të kryeministrit në Uashington tregon se vizita nuk ka qenë paraprakisht e dakorduar dhe e koordinuar me shtetin pritës.

Hyseni, i cili ka qenë edhe Koordinator Nacional për dialogun Kosovë-Serbi, ka folur edhe për qasjen e Qeverisë ndaj këtij procesi.

Nacionale:

Z. Hyseni, kryeministri Kurti ka bërë dy javë që gjendet në një vizitë zyrtare në SHBA. Si e keni parë këtë vizitë?

Hyseni:

Varësisht nga niveli, pesha dhe substanca e trajtuar në takimet e zhvilluara, çdo vizitë e një kryeministri të Kosovës në Amerikë ka një rëndësi të veçantë. Por qëndrimi i kryeministri Kurti që dy javë, e pakta nga informacionet që janë ofruar, nuk duket të ketë arritur asnjërin nga këto objektiva. Për më tepër, qëndrimi aq i gjatë është i papreçedent dhe ky fakt në vetvete, kryeminsitrin e Kosovës e bënë joserioz dhe të padenjë për postin që mbanë. Dhe, rrjedhimisht, ai, pra Kurti, shihet si i padenjë për ta takuar.

Nacionale:

Pra, e shihni si normale një vizitë kaq të gjatë?

Hyseni:

Siç e thashë më lartë, përpos që nuk është normale, është edhe e pashembullt në komunikimet moderne ndërshtetërore. Nga ajo që shihet, duket që kjo vizitë nuk ka qenë paraprakisht e dakorduar dhe e kordinuar me shtetin pritës, SHBA-të në këtë rast!

Nacionale:

Deri me tani, ai është takuar vetëm me këshilltarin e presidentit për siguri dhe disa senatorë e kongresistë. Një kryeministër i Kosovës, a ishte dashur të këtë takime më të rëndësishme në një vizitë në SHBA?

Hyseni:

Ka shumë pak infromacion rreth takimit dhe substancës së trajtuar me këshilltarin e presidentit për siguri kombëtare. Nuk mund të spekuloj këtu. Janë të rëndësishme këto takime?. Po e theksoj prap, varësisht nga substanca e trajtuar. Sidoqoftë, kjo nuk e arsyeton një qëndrim kaq të gjatë të Kurtit në Amerikë!

Nacionale:

Pse mendoni se kanë munguar takimet e kryeministrit me zëvendëspresidentin amerikan, apo sekretarin e shtetit?

Hyseni:

Nuk dua të spekuloj, sepse unë nuk e di që Kurti ka patur në agjendë takime të këtij niveli. Duket që vizita nuk ka qenë e organizuar nga protokolet përkatëse të Amerikës. Kurti nuk duhej të shkonte pa siguruar paraprakisht një ftesë nga autoritet amerikane. Kjo me gjasë, ka munguar!

Nacionale:

Ka qëndrime të ndryshme për raportet SHBA-Kosovë gjatë kësaj qeverie. Si do t’i vlerësonit ju këto raporte?

Hyseni:

Të ftohura, si pasojë e sjelljes infantile dhe pa takt të kësaj qeverie në politikën e jashtme përgjithësisht, e sidomos në raport me urgjencën e dialogut me Serbinë.

Nacionale:

Kur jemi të dialogu, cili është vlerësimi i juaj parë qasjen e kësaj qeverie ndaj procesit të dialogut me Serbinë?

Hyseni:

Kjo qeveri nuk ka një ide të qartë si të pozicionohet karshi dialogut me Serbinë, sepse nuk e ka guximin të përballet me problemet reale të Kosovës. Dialogu me Serbinë dhe arritja e një marrëveshje detyruese për njohje ështe jetike për Kosovën. Sjellja populliste dhe mungesa e kreativitetit dhe guxumit të Kurtit në dialog i ka krijua epërsi diplomatike Serbisë dhe po e ndihmon ate që ta ruaj status-quonë. Ruajtja e status-quosë ështe interes i Serbisë dhe Rusisë.

Nacionale:

Se fundi, është parë një presion i SHBA-së dhe BE-së ndaj Kosovës për arritjen e marrëveshjes finale në këtë proces. Si e keni parë këtë qëndrim të partnerëve të Kosovës?

Hyseni:

Nuk është presion dhe nuk duhet të shihet si presion. Vlerësimet amerikane e evropiane se dialogu dhe arritja e një marrëveshje të përgjithërshme detyruese me njohje të ndërsjellë është urgjernte dhe thirrjet e tyre që kjo të ndodhë sa më parë, janë thirrje dashamirëse dhe tërsisht në interes të Kosovës. Dhe, natyrisht në interes të stabilitetit dhe paqes në rajonin tonë.

Nacionale:

Mendoni se kjo qeveri është e gatshme për këtë marrëveshje?

Hyseni:

Unë uroj të jem gabim, por bindja ime e thellë është që kjo qeveri është tërsisht jokompetente, infantile dhe joserioze. Rrjedhimisht nuk ka guxim e as dije për ta përfunduar bërjen e shtetit. Kjo qeveri, njësoj si qeveria e Serbisë, duket se parapëlqen ruajtjen e status-quosë në raportet me Serbinë. Natyrisht që edhe Serbia edhe Federata Ruse e mirëpresin këtë,

Lajme të ngjashme