Zhurmë, Zhurmë, shumë shumë zhurmë” - Rrëfimet e prishtinasëve për muzikën nga kafiqat - NACIONALE

Zhurmë, Zhurmë, shumë shumë zhurmë” - Rrëfimet e prishtinasëve për muzikën nga kafiqat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, prezantoi rregulloren, që parashihet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. Më saktësisht në prill të vitit 2023. Idea është që të gjitha lokalet, si kafiqa, restorante apo të tjera që lëshojnë muzikë, do të duhet që ta blejnë për 180 euro një pajisje përmes së cilës do të bëhet matja e zërit. Një aplikacion që do t’i bashkangjitet kësaj pajisje do të lajmëroj në kohë reale Komunën se cili lokal po krijon ndotje akusitike, dhe inspektoriati me Policinë do të shkojnë aty direkt. Gjobat janë nga 500 deri në 5 mijë euro. Bizneset e gastronomisë do të pajisen me një certefikatë e cila do të lëshohet varësisht nga zona ku operojnë ato. Pra volumi i zërimit do të varet nga zona ku egziston biznesi.

E qytetarët patën ankesa të shumta.

Agim Musli banor i rrugës Fehmi Agani tha se përpos zhurmës nga kafiqat, ka probleme me zhurmën që krijojnë veturat, njerëzit e dehur në fundjavë dhe punëtorët teksa pastrojnë lokalet pasi të mbyllen.

Edhe një qytetar ndërkombëtar me emrin Lans Johnson që jeton në Prishtinë që nga viti 2001 tha se ai dhe familja nuk mund të flenë nga zhurma. U ankua edhe për muzikën që lëshohet para ndeshjeve në Stadiumin e Prishtinës.

Naser Gashi nga Kodra e Diellit tha se kjo lagje është shndërruar në një lagje diskotekash, dhe se zgjidhja e vetme është që lokalet të obligohen që të izolojnë hapësirat e tyre.

Për të dëgjuar të gjitha ankesat dhe diskutimin publik ju ftojmë të dëgjoni këtë podcast.

Lajme të ngjashme