Detaje nga tërmetet në Turqi që prekën edhe Sirinë: Viktimat, ndihmat e ofruara e pllakat tektonike - NACIONALE

Detaje nga tërmetet në Turqi që prekën edhe Sirinë: Viktimat, ndihmat e ofruara e pllakat tektonike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pjesa juglindore e Turqisë, ditën e djeshme u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter, me epiqendër në qytetin Kahramanmaraş.

Për shkak të lëkundjeve të forta, tërmeti u ndje edhe në Siri e në një pjesë të Libanit.

Pas tërmetit i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit, i cili shkaktoi shumë viktima, tërmeti tjetër ndodhi diku afro pas 9 ore. Si pasojë e tërmeteve humbën jetën mijëra persona si dhe u shkatërruan shumë ndërtesa.

Në shtetin turk asnjëherë nuk është regjistruar ndonjë tërmet kaq i fuqishëm.

A po shpëtohen të mbijetuarit nën gërmadha, sa ka shkuar numri i viktimave, në cilin vend ka pasur më shumë viktima, cila është gjendja e të lënduarave në Siri, cilat janë kapacitetet e spitaleve, a pritet të rritet numri viktimave, cilat shtete kanë shprehur gatishmëri për ndihmë ?

Për këto dhe detaje të tjera, dëgjone podcastin e realizuar nga gazetarja Anita Nikaj dhe gazetarja që përcjell ngjarjet e botës Miranda Shala.

Lajme të ngjashme