Të gënjyerit është çrregullim psikik? – Qe çka thotë psikologia - NACIONALE

Të gënjyerit është çrregullim psikik? – Qe çka thotë psikologia

1 vit më parë

nga Leonora Kolukaj

Gënjeshtra - kur njeriu thotë një të pavërtetë e që pranohet si e vërtetë nga pala e tjetër. Secili njeri për të paktën një herë në jetë ka gënjyer apo është gënjyer nga dikush. Thuhet se nëse një veprim ose sjellje përsëritet vazhdimisht, mund të bëhet shprehi.

Psikologia Lule Alidema në një intervistë për Nacionale tha se edhe gënjeshtra është një ndër mekanizmat mbrojtës të njeriut. Por, nëse kjo përsëritet vazdhimisht atëherë bëhet fjalë për çregullim psikik. Ky, çrregullim i trajtueshëm por që merr kohë.

Sipas saj, të gënjyerit ka faktorët e jashtëm si dhe ata psikik.

Pse gënjejnë njerëzit?

“Jo të gjithë njerëzit gënjejnë por është e pamundur të thuhet se njeriu asnjëherë në jetë nuk gënjeu sepse dhe gënjeshtra është një ndër mekanizmat mbrojtës që me raste është pozitive, dmth atëherë kur njeriu gënjen për ta mbrojtur, shpëtuar, ruajtur një situatë me rrezik apo të frikshme. Njerëzit mund të gënjejnë nga arsye të ndryshme por kur te njeriu gënjeshtra është në vazhdimësi e përsëritshme atëherë bëhet fjalë për patologji apo çrregullim psikik-dmth mani-mitomani. Te fëmijët kjo dukuri (gënjeshtra) mund të konsiderohet si dukuri normale për shkak të papjekurisë dhe zhvillimit psikofizik të tyre. Ndërsa te të rriturit mund te ndodhë për shkak të papjekurisë emocionale, vetbesimit të ulët, imagjinatës së shfrenuar, dëshirës për të qenë më të vlerësuar, arrirë, arritje etj”, tha psikologia.

Kur fillon të gënjej njeriu?

“Nëse flasim për personat kur gënjeshta është patologji te ata atëherë njeriu fillon të gënjej që atëherë kur arrinë në stadin e të kuptuarit e interesave dhe qëllimeve të tyre e që prirja e tyre është që domosdorshmërisht ose të gënjejnë ose ti trillojnë, ndryshojnë, zmadhojnë arsyet apo rrethanat mbase edhe atëherë kur nuk është e nevojshme. Theksoj se, kur gënjeshtja është patologji dmth mitomani atëherë është në vazhdimësi e përsëritshme, është e pakontrolluar nga vet personi dhe mund të bëhet edhe pa asnjë interes përfitimi sepse mitomani në këtë formë e plotëson (knaq) egon e vet. Mitomania lidhet edhe me narcizmin dmth personi mitoman synon me çdo kusht me atë që thotë të jetë qendra e vëmendjes, i pari, më i sakti, etj, (mungesa vetbesimit).”

Çka thotë psikologjia?

“Nëse gënjeshtra nuk është patologji atëherë shtytja është nga faktorë të jashtëm si: qëllimi, interesi, frika, arritja, mbrojta etj.Ndërsa kur gënjeshtra është patologji shkaktarët mund të janë organik dhe psikik. Ata psikik: si nga çrregullimet manike, çrregullimet obsesive, deluzive, skizofreni, depresione, abuzim me substanca narkotike, çrregullime histrionike, etj”.

A konsiderohet si aftësi?

“Varet, nëse bëhet fjalë për mitomani atëherë është paaftësi për ta vlerësuar drejtë atë që e thotë. Mitomani nuk i parasheh pasojat e mundshme nga gënjeshtrat apo trillimet e tija, ndërsa kur gënjeshtra nuk është patologji por ndodhë të bëhet me qëllime pozitive mund të jetë aftësi edhe guxim (dmth aftësi- gjetja dhe krijimi i bindjes të jetë e besueshme, së përshtashme të gënjeshtrës për situatën dhe guximi-marrja e përgjegjësisë së asaj që thuhet).”

A mund të kthehet në shprehi, ves vështirë të largueshëm?

"Po mund të kthehet në ves (gjithçka që njeriun e lënë me ndjenja pozitive në të ardhmen ka gjasa të përsëritet) dmth në praktikim të shpeshtë dhe mund të jetë ngjitëse, modeluese nga tjerët dhe për tjerët (ndikimi nga rrethi)."

A mund të trajtohet?

"Po trajtohet sikurse çdo çrregullim tjetër. Sigurisht që merr kohë për trajtim por trajtohet".

A keni trajtuar ju personalisht raste të tilla?

"Sigurisht se po, kam trajtuar, merr kohë pak më gjatë trajtimi sepse nënkupton ndryshim të përceptimit (kuptohet për mitomanin edhe e pa vërteta e vet shihet si e vërtetë)", tha për Nacionalen psikologia Lule Alidema.

Lajme të ngjashme