Si ta gjesh forcën për të folur për tema të vështira
Në podkastin tonë At Your Service, kam pasur fatin të flisja me njerëz të mahnitshëm dhe frymëzues, dhe i ftuari i episodit të nesërm nuk bën përjashtim. E kam fjalën për Brandon Wolf, aktivist i LGBTQIA+ dhe avokat i sigurisë së armëve me qendër në Orlando, Florida. Edhe pse mund të mos e njihni Brandon, mund të keni dëgjuar disa nga historitë e tij: Brandon u mbijetoi të shtënave me armë në vitin 2016 në klubin e natës “Pulse” në Orlando, ku u vranë 49 njerëz, përfshirë disa nga miqtë e tij, dhe që prej atij momenti është përpjekur që nëpërmjet dhimbjes të sjellë ndryshim. Ishte nder të flisja me të rreth asaj nate, se si ai po lufton për çështjen e kontrollit të armëve dhe se si jeta e tij ka ndryshuar gjatë këtyre gjashtë viteve.
Biseda me Brandon më bëri të mendoj thellë; shpresoj edhe ju, po aq sa unë, të mos e humbisni mundësinë për të ndjekur aktivistët e sugjeruar prej tij.
Dua Lipa