Pse shqiptarët janë të obsesionuar pas Big Brother? - NACIONALE

Pse shqiptarët janë të obsesionuar pas Big Brother?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Big Brother po ju vëzhgon! Është kjo fjalia e famshme e reality shout Big Brother. Kjo fjali për herë të parë u shkruan nga George Orwell në librin e tij 1984. Në këtë libër, personazhi kryesor është Winston Smith, ku përmes tij shpjegohet një sistem tiranik, ku qeveria të shikon dhe të ndjek kudo që je. Në shtëpi, zyrë, jashtë. Në këtë libër, pjesëtarët e kësaj shoqërie nuk lejohen të mendojnë, dashurojnë madje as të ëndërrojnë.

Bazuar në këtë libër, në fundshekullin e XX-të John de Mol, nga Holanda, krijoi për herë të parë reality shou-n Big Brother. Big Brother, tashmë është një francizë që shfaqet në 62 shtete të ndryshme.

Ky reality show transmetohet edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Reality show i cili merr vëmendje të hatashme në trojet shqiptare.

Personat që futen në shtëpinë e famshme janë nën vëzhgimin e kamerave për 24/7, aty privatësia nuk ekzison.

Banorë me profesione të ndryshme, prejardhje, kultura e karaktere të lloj-llojshme. Momente të lumtura, lotë, “luftë”, frikë e strategji.

Pse shqiptarët janë të obsesionuar pas “Big Brother”, qoftë ai VIP ose jo ?

Cilat janë karakteristikat e një fituesi ?

Arbër Zeka, një djalë nga Prishtina doli fitues i Big Brother Albania 5 në vitin 2012.

Zeka, i ftuar në emisionon TOK në Nacionale, tregoi rrugëtimin e tij. Si hyri në Big Brother, si arriti të dal fitues, si ndikoi fama pasi doli nga aty, sa ndryshoi jeta e tij pasi doli nga shtëpia e famshme ?

Për të zbuluar më shumë detaje dëgjone podcastin, ku të ftuar janë redaktori i Nacionales Vullnet Krasniqi dhe Arbër Zeka.

Lajme të ngjashme