Pse ende na vie marre me ble kondoma? Podcast mbi eksperiencat në barnatore - NACIONALE

Pse ende na vie marre me ble kondoma? Podcast mbi eksperiencat në barnatore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Burim Pacolli ka kohë që ka hulumtuar nëpër barnatore të ndryshme nëpër Prishtinë me qëllim që të kërkojë përgjigje në një pyetje që ngarkon shumë kosovarë: sikletin e madh për të blerë kondom ose prezervativë.

Ato që ka kuptuar Burimi shpërfaqin disa problematika që ndërlidhen me mentalitetin e kosovarëve apo më mirë të themi me mungesën e edukimit seksual në Kosovë. Burimi flet për atë sesi shumë kosovar ndihen në siklet për të blerë kondoma për disa arsye.

Një nga to është mungesa e normalizimit të mbrojtjes seksuale. Por ai flet edhe për “shikimet” dhe “gjykimet” që shumë punëtorë të barnatoreve në Kosovë i japin klinetëve kur kërkojnë kondoma. Ai na flet për atë se si e shpjegon seksologu këtë problematikë. Dëgjojeni podcastin që flet për një problem që nuk do të duhej të ishte aspak problematike.

Lajme të ngjashme