Podcast për depresionin e Janarit: Si ti ndryshoni mendimet e këqija dhe të jeni versioni më i mirë i vetës?
Mentor Dida, ka qenë i ftuari i episodit të katërt të emisionit TOK. E gjithë intervista u bazua nga vizatimi që ai e bëri të quajtur “Lumi i Jetës”. Ky vizatim ka për qëllim që të tregojë gjithë rrugëtimin e jetës. Mentori, tregoi sfidat dhe momentet e bukura të jetës përmes vizatimit të “Lumit të Jetës”.
“Distanca më e shkurtë mes dy njerëzve, është kur tregojmë diçka që është e vështirë për ne. Nëse e ke pasur një përvojë të vështirë në jetë, tregoja të tjerëve.”
Mentori gjithashtu tregoi edhe për vitin 2014 kur humbi motrën e tij. Sipas tij, në ato momente ai “nuk ka ditur të bëjë menaxhim emocional”. Sipas tij, në momente të vështira të jetës siç është vdekja e personave të dashur, duhet të ndjesh çfarëdo që ndjen!
“Nuk bën me thanë jam i fortë, jam burrë e nuk bën të qaj. Sepse më pas ajo energji emocionale të mbet brenda. Unë nuk kam ditë të procesoj që duhet të qaj mjaftueshëm”.
Me të u diskutua gjerësisht edhe sa a mund të jemi të pavarur nga njerëzit e tjerë? Si të jemi mirënjohës dhe si t’i ndryshojmë mendimet e këqija në mënyrë që të jemi versioni më i mirë i vetës?