Perleshje në Nacionale - kryeredaktori dhe redaktori kundër njëri-tjetrit për "luftën" e Kurtit - NACIONALE

Perleshje në Nacionale - kryeredaktori dhe redaktori kundër njëri-tjetrit për "luftën" e Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy kampe mendimesh. Dy të vërteta. Dy qëndrime diametralisht të kundërta. Tashmë, secila ngjarje ose fenomen në debatin publik nuk e ka vetëm një të vërtetë. As për gjërat për të cilat ashiqare dihet e vërteta. Ky polarizim në debatin publik në Kosovë do të argumentohet përmes një podkasti që quhet #Perleshje. Duke përdorur termin e përleshjes, podkasti ka për qëllim që të vë në pah këto narrativa pro dhe kundër në një formë të debatit gazetaresk, mes Jetlir Bujës, kryeredaktor, dhe Vullnet Krasniqit, redaktor i podkasteve në Nacionale.

Në këtë episod të parë, tema e debatit duke ballafaquar dy qëndrime diametralisht të kundërta, Buja dhe Krasniqi flasin rreth paralajmërimeve të kryeministrit Albin Kurti për një “mundësi të luftës në Kosovë” si pasojë e një “Serbie që është lodër e Rusisë”.

Njëri argumenton pse paralajmërimi i kryeministrit qëndron pasi ka një seri të ngjarjeve që kanë ndodhur e mbi të cilën mund të krisë një luftë ose sulm nga Serbia.

Tjetri argumenton se ky paralajmërim i kryeministrit është vetëm një “paranojë” që ka për qëllim “vendosjen e një rreziku nga jashtë” për të mos folur për problemet nga brenda.

Në cilin kamp jeni ju?

Lajme të ngjashme