Pabarazi gjinore edhe në sport: Pse sportistet paguhen më pak se sportistët? - NACIONALE

Pabarazi gjinore edhe në sport: Pse sportistet paguhen më pak se sportistët?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pabarazia gjinore është evidente edhe në sportin kosovar. Vëmendje e madhe u jepet sportistëve, por jo njësoj edhe sportisteve.

Secilin sport mund ta luaj secili njeri që e ka pasion a hobi.

“Futbolli është për meshkuj”, thuhet. Por, që realisht as futbolli nuk ka gjini.

“Kemi bërë ankesë në komunë për me na dhënë më shumë fonde edhe me na përkrah më shumë. Ama nuk kanë mujt me bë këtë sen. Kanë thënë hajt se boll 2500 euro”, thotë ish-sportistja Lazraj.

Gazetaret Leonora Kolukaj dhe Orselina Lazraj diskutojnë për sportin në Kosovë.

Oselina, qysh e vogël ka luajtur futboll, në Podcast Nacionale tregon se si është gjykuar. Përveç futbollit, ajo për një kohë shumë të gjatë ka qenë edhe volejbolliste. Por, që tash e ca muaj nuk merret më me sport.

“Shumë herë nuk kemi ngrënë darkë pas loje se nuk kemi pasur fonde, ndonjëherë është dashtë me shku me makina personale në palestra në vende të caktuara...Komuna nuk na ka sigurar ndonjë bus të komunës, për me mujt me shku”, thekson ajo.

A i jepet rëndësi sporit në Kosovë?, Pse mendohet që gratë janë më të dobëta në futboll?, Pse sportistet paguhen më pak se sportistët?, Qysh mundesh me “dhezë” në Kosovë?, Pse mbështetja për klubet e grave është më e vogël?

Dëgjone podcastin e radhës:

Lajme të ngjashme