Tifozët serbë provokojnë në Berlin me parulla nacionaliste: "Kosova është Serbi"
Jo rrallëherë tifozët serbë zgjedhin të provokojnë me parulla nacionaliste në drejtim të Kosovës. Madje, të tilla ishin shfaqur edhe në Kupën e Botës në Katar.
Parulla nacionaliste janë shfaqur sërish. Tifozët ultras serbë kanë shpalosur thirrje kundër Kosovës në një ndeshje të basketbollit.
Më saktë, në ndeshjen e Partizanit kundër Alba Berlin, që u zhvillua në Berlin të Gjermanisë, tifozët serbë kanë shpalosur parullën “Kosova është serbi”.

Siç raporton Express, ndeshja është në kuadër të xhiros së 33-të të Euroligës.