Një drejtësi e munguar apo një gjueti shtrigash? / Podcast "1 vit me Kurtin"
Ish-ministri i Drejtësisë Selim Selimi diskuton me gazetarin e Nacionales Besian Beha për "drejtësinë e Qeverisë Kurti" gjatë një viti qeverisje. Vettingu, Kodi Civil dhe një konkurs kontradiktor për kryeprokurorë janë disa prej kryetemave të cilat ministrja Albulena Haxhiu është marrë gjatë 365 ditëve të para. A ia la gati paraardhësi i saj shumicën e punëve apo Qeveria e re u desh t’ia niste nga fillimi?