Nëse nuk po mund ta kuptoni qysh dikush mund t'i rrahë të moshuarit, dëgjojeni këtë podcast dhe kuptojeni arsyen - NACIONALE

Nëse nuk po mund ta kuptoni qysh dikush mund t'i rrahë të moshuarit, dëgjojeni këtë podcast dhe kuptojeni arsyen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në orët e para, pas publikimit të videos shokuese që tregon trajtimin mizor me dhunë të një të moshuare në një qendër përkujdesi në Pejë, u gjykuan me të drejtë, ashpërsisht infermieret e përfshira në këtë akt të tmerrshëm. Por sapo në media u shfaqën familjarët e viktimës, gjykimi ndërroi anë, familjarët e të moshuarës u bënë fajtor. Ky ndryshim kaq i shpejt i “fajtorëve” qet në pah mungesën e përgjegjësëve shtetëror dhe mungesën e një vetëdije mbi problematikën e kësaj kategorie shoqërore.

Fillimisht këto dy kombinime e shpjegojnë arsyen e videos: infermieret rrahin të moshuaren dhe e incizojnë atë bazuar në mentalitetin se ata që dërgohen në qendra përkujdesi te tilla, në fakt janë persona të braktisur nga familja, rrjedhimisht nuk ia ndihnë askujt për ta, kështu që as nuk ka ndonjë rrezik që të gjykohesh për sjelljet ndaj tyre.

Teksa në media ishte publikuar videoja brutale që shokoi opinionin publik, në studio të podcast Nacionale ishte Marigonë Drevinja, Hulumtuesen në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari”,

Më të po flisnim për raportin “Who Cares” që flet për punën e papaguar në Kosovë. Njëra prej këtyre punëve është edhe kujdesi ndaj të moshuarve. Dervinja po fliste për të dhëna shqetësuese që tregojnë për një gjendje të mjerueshme të kësaj kategorie.

Për shkak se Kosova ka një popullatë më të re në moshë në Evropë, sipas hulumtimit të Insititutit ku Dervinja është drejtore e programit dhe autore e hulumtimit, afro 77% e të anketuarve thonë se nuk jetojnë me të moshuar mbi moshën 65 vjeçare.

“Kur u pyetën nëse ata do t’i dërgonin prindërit e tyre në një shtëpi të të moshuarve nëse një shërbim i tillë ofrohet nga shteti, shumica e pjesëmarrësve të grupeve në fokus thanë ose “jo” ose “kurrë”, thotë Dervinja në Podcast Nacionale.

“Edhe pse shumica e të anketuarvë kanë hedhur poshtë idenë që t’i dërgojnë familjarët e moshuar në qendra përkujdesi, ata diskutuan për betejat e ndryshme që vijnë me kujdesin ndaj të moshuarve për personat e tjerë të varur. Disa të moshuar qëndrojnë me fëmijët e tyre të rritur që duhet të shkojnë në punë dhe kështu ata përfundojnë të vetmuar”, thotë Dervinja.

“Të tjerët kanë nevojë për kujdes mjekësor. Shumë argumentuan se si nuk mund t’i lënë të dashurit e tyre vetëm në spital, sepse stafi nuk do t’u sjellë as një gotë ujë nëse janë të etur”, shton ajo.

Dervinja thotë se ka shembuj të ndryshëm që ofrojnë opsione që Kosova mund të shfrytëzojë për të garantuar një pleqëri të sigurt dhe jo të vetmuar.

“Shumica e njerëzve me të cilët kemi folur, kanë folur për opsione që nuk përfshihen qendrat apo shtëpitë për të moshuarit, si p.sh. një kujdestar që do të vinte dhe do të kalonte kohë me ta, do të rriste kujdesin cilësor për të moshuarit e sëmurë ose do të merrte një kompensim për dhënien e kujdesit”, thotë Dervinja.

Lajme të ngjashme