Kah hyri Radojiçiqi në Kosovë? - qysh një shtet po sfidohet nga politikani i kërkuar për krime
Është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ishte i dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Tash, dyshohet për frikësim të dëshmitarëve në rastin Brezovica. U arratis tri herë nga Policia e Kosovës. Me kaq pak fjali, mund të përshkruhet figura e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.
Edhe pse i kërkuar nga Prokuroria e Kosovës, ai mbrëmë u shfaqë nga një kodër që u tha se është në pjesën veriore të Kosovës. Aty ai paralajmëronte rikthimin dhe betejën e tij “për të mirën e popullit serb”.