Jam 17 vjeç, kjo është ajo që kam mësuar në shkollë për historinë e vendit tim - NACIONALE

Jam 17 vjeç, kjo është ajo që kam mësuar në shkollë për historinë e vendit tim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Luftëra të lavdishme me shumë heronj që lartësohen e pak viktima që nderohen. Të dhëna që nuk janë faktuar, ngjarje që janë hiperbolizuar. Vetëm dy-tre faqe për luftën e fundit në Kosovë. Këto janë pak a shumë ato çka servohen në librat e historisë për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Kreshnik Beqiri është 17 vjeç, nxënës në shkollën e mesme në Vushtrri. Ai në një podcast bisedë tregon se çka mësojnë gjenerata e tij në librat e historisë.

Gjithashtu në një podcast tjetër, ai flet me shokët e shoqet e tij mbi përshtypjet e tyre për historinë dhe politikën. Pse ende mbijeton tema e bashkimit kombëtar? A është faji i historisë? A vuajmë nga historia e tepërt e vendit dhe për vetën.

Lajme të ngjashme