Fëmijë me sindromën Down: Pse në fillim prindërit kanë ankth? - NACIONALE

Fëmijë me sindromën Down: Pse në fillim prindërit kanë ankth?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot më 21 mars, shënohet dita botërore e sindromës Down. Shoqata Down Syndrome Kosova ka organizuar fushatën vendore me moton “ Me Ne, Jo Për Ne".

“Moto “Me Ne, Jo Për Ne“ prezanton parimin për një qasje të bazuar në të drejtat e njeriut ndaj aftësisë së kufizuar. DSK i bashkangjitet rrjetit Global të sindromës Down duke bërë thirrje në nivel vendi që mbështetësit të jenë “Me Ne, Jo Për Ne"”, thuhet në postimin e shoqatës.

Tutje theksohet se qytetarët me sindromën Down në Republikën e Kosovës vazhdojnë të mos kenë mbështetje të mjaftushme, praktikat tregojnë që shpesh mbështetësit e tyre në nivel institucional bëjnë gjëra për ta, jo me ta.

Dy gazetaret e Nacionales, Leonora Kolukaj dhe Rea Sefa flasin për personat me Down sindromë nga kënvështrimet personale.

E psikologu Dorjan Krasniqi për Nacionale Podcast tha se prindërit, veçanërisht nënat nuk e përjetojnë mirë kur marrin vesh se do të kenë një fëmijë me Down sindromë pasi frikësohen për të ardhmen.

“Ajo çka ndodhë në përgjithësi jo vetëm tek ne po edhe në botë është që lindja e një fëmije me sindrom Down nuk është përjetim i mirë. Sado që pastaj nënat pas zhvillimit të fëmijës thonë që është përjetimi më i mirë që i ka ndodhur, por kur marrin lajmet e para, përballja me këtë fakt, përballja me të ardhmen është ajo çka i brengos...”, tha Krasniqi.

Për çka frikësohen prindërit që kanë fëmijë me Down sindromë?, Cilat janë vështirësitë e fëmijëve me Down sindromë?, A ka mbështetje nga shoqëria e instucionet?

Për këto dhe përgjigje të tjera, dëgjone podcastin e radhës:

Lajme të ngjashme