"Drejtësia e Vetëvendosjes", çka ndodhi për dy vjet në sistemin e drejtësisë? - NACIONALE

"Drejtësia e Vetëvendosjes", çka ndodhi për dy vjet në sistemin e drejtësisë?

1 vit më parë

nga Leonora Kolukaj

U bënë dy vite prej që Qeveria Kurti është në pushtet. E para se të qeveriste, fjalët kyçe në fushata zgjedhore kanë qenë, punësim dhe drejtësi.

Në krye me Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, çka ndodhi në këto dy vjet qeverisje në sistemin e drejtësisë në vend?

Gazetari i cili mbulon fushën e drejtësisë, Arbër Ramadani në Podcast Nacionale foli në detaje për Vettingun, Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, Padinë për Gjenocidin kundër Serbisë, e mungesën e kryeprokurorit të shtetit.

“Në drejtësi eksziston një vullnet, për mendimin tim eksizton edhe një papërvojë që e kanë brenda kabintetit të qeverisë, brenda Ministrisë së Drejtësisë. E kanë kuptuar që përveç dëshirës dhe vullnetit, shteti e drejtësia është më së shumti porcedurë. Shumica e projektligjeve, shumica e reformave në drejtësi kanë ngecur në procedura...”, thotë Ramadani.

Çka është Vettingu?, Çka ka ndodhur me Byronë për Për Konfiskimin e Pasurisë?, Pse Kosova tash e një vit ka mbetur pa kryeprokuror?, Pse nuk po e dekreton presidentja Osmani?, Pse nuk po bëhet padia për gjenocid të Serbisë në Kosovë gjatë luftës?

Dëgjone podcastin e radhës:

Lajme të ngjashme