Big Brother: Arta Avdiu rrëfen se si u ofendua nga militantët e Luiz Ejllit e Xhulit?
Përpos militantëve të partive politike tani kemi edhe militantët e Big Brother Vip Kosova dhe Albania.
Është e papranueshme ti komentosh negativisht figurat “fituese”, hyjnore të këtij formati televiziv. E po ta bësh, do të linçohesh, shahesh, ofendohesh e kërcënohesh.
Arta Avdiu, gazetare në Nacionale tregon se çka ndodhi në momentin kur vendosi ta kritikonte heroin e ri të shqiptarëve, Luiz Ejllin dhe Xhulin e Kosovës.
“I kam bë disa komente në faqet zyrtare në BBVK dhe BBVA, ku për shkak të komenteve ku nuk I kam përkrahur dy personat më të pëlqyer kam marrë qindra, mijëra sharje ofendime madje edhe kërcënime”.
Ajo thotë se edhe analistat, gazetarët e asrtistat nuk guxojnë të flasin negativisht për këto dy figura për shkak të linçimeve nga qytetarët.
Sa i përket ofendimeve Arta tregon se ofenduesit më të mëdhenjë janë nga Maqdonia, diaspora e Kosova. Për dallim nga komentuesit e Shqipërisë për të cilët thotë se janë më të kujdesshëm.
Dëgjoni këndvështrimet e Artës; Çka mendon për Oltën, pse po pëlqehet kaq shumë Luiz Ejlli, pse në Kosovë po idollizohet Xhuli, pse Big Brother Albania shikohet më shumë ?