Votat i kanë, pse s’po e votojnë? Për çka po tuten? - NACIONALE

Votat i kanë, pse s’po e votojnë? Për çka po tuten?

1 muaj më parë

nga Arbër Ramadani

Nëse nuk e keni bë nijet me ia falë trunin dhe me e besu, krëjt çka thotë Albulena Haxhiu, Mimoza Kusari dhe Dejona Mihali, dëgjoni veç pak dhe mendoni me kokën tuaj.

Për ta kaluar procedurën ku është bllokuar Kuvendi sot, duhet të votojnë shumica e deputetëve të pranishëm në Kuvend.

Sot në Kuvend ishin të pranishëm 100 deputetë. Për të kaluar procedura e mandateve është dashur të jenë 51 vota dhe do të kalonte.

A i ka Vetëvendosje 48 deputetë? A i ka Nisma tre? A po bëjnë 51?

A është edhe Emilja Rexhepi minister e Kurtit, a është edhe Elbert Krasniqi ministër i Kurtit? A po bëjnë 53.

Pra, këta i patën të paktën 53 vota sepse para dy ditësh i patën 52 sepse nuk ka qenë Dimal Basha i pranishëm në seancë, sot ishte. Sot të paktën ishin 53 vota VV dhe Nisma.

Me 51 deputetë, do ta kalonin këtë procedurë.

Çka bënë? I thanë Avni Deharit (për gjynah të zotit qysh po e shfrytëzojnë), ta ndërprejë seancën. Pse ndërpritet Kuvendi?

Albulena Haxhiu, ish minister e drejtësisë, deputete a nuk e di çka është tash, në konferencë për media (për me kallëxu që nuk ka lidhje me drejtësi) tha se me rregullore të Kuvendit nuk parashihet kjo situatë.

Krejt juristët e dobët dhe krejt amaterët e kësaj pune, mendojnë që secila situatë duhet decidivisht të parashihet se si duhet të veprojnë tutje…

Ata që janë gjysëm-jursitë, vetëm gjysmë se jo ata që janë ekspertë, e dinë që ligjet, Kushtetuta, rregulloret – komentohen dhe zbatohen në mënyrë positive e të parit të ligjit, të rregullores, e jo mënyra negative të parit të problemit, qysh mos me u kry puna.

Çka thotë ajo rregullore?

Thotë se kryesuesi i seancës, pasi e qet në votim, konsiderohet e kalueshme me shumicën e deputetëve që janë të pranishëm në sallë e që sot krejt kushtet kanë qenë që të votohet ky akt procedural.

Po, këta nuk po duan ta kalojnë këtë akt procedural, po duan ta bllokojnë Kuvendin sepse nuk kanë marrëveshje.

Po iu duket shumë me ia dhënë Fatmir Limajt kryetarin e Kuvendit;

Sepse s’kanë numra për kryetar të Kuvendit;

Sepse s’kanë numra për kryeministër;

Sepse s’janë marrë vesh ende me komunitetet për ministra;

Sepse pazaret nuk janë kry ende!

Lajme të ngjashme